Rozë

Pas gjyqit për plagosje, do të ngritet tjetër padi për Veshajt lidhur me muzeun ku xhiruan klipin e fundit

Donald, Romeo dhe Elgiti

Donald dhe Romeo Veshaj së fundmi kanë publikuar këngën ‘’Picasso’’ në bashkëpunim me Elgit Dodën.

Kjo këngë është xhiruar në ambientet e Muzeut të Artit Mesjetar, vendim I cili nuk është mirëpritur mirë.

Lidhur me këtë ka reaguar avokati korçar, Esmerald Xhafa, i cili ka paralajmëruar padi ndaj tyre.

“Kam bërë kallëzim në lidhje me ministrinë e kulturën, drejtorin e muzeut dhe drejtorinë e fotografisë në lidhje me xhirime që janë kryer për realizimin e këtij klipi, të gjithë jemi koshient për rregullat në një muze, sidomos ai i muzeut mesjetar të arti mesjetar, ku afresket dhe ikonat kanë një rëndësi të veçantë dhe nuk duhet të përdoret blici gjatë filmimeve dhe fotografive, këto muzetë janë me kamera, prokuroria t’i marrë këto pamje, ndërsa sa i përket ato që e realizojnë këtë vepër penale, nëse do ketë vepër penale për realizuesit e klipit, duhet të ketë një akt ekspektimi për këtyre veprave.

Xhafa ka paralajmëruar një padi kundrejt artistëve duke thënë se do të përballen me drejtësinë.

Njëkohësisht ka bërë të ditur se do të padisë ministrinë e Kulturës, Drejtorin e muzeut kombëtar të Artit Mesjetar si dhe Drejtorin e Muzeut të Fotografisë, Gjon Mili.

Sipas pretendimeve të avokatit, regjistrimi i videoklipit të këngës “Picasso” i bërë në Muzeun Mesjetar të Korçës ka dëmtuar ikonat.

“Kallëzimi konsiston për sa I përket shpërdorimin të detyrës nga muzeu, pasi ligji për trashëgimitë në brendësi të tij parashikon dhe masa edhe kur është marrë leja nga ministria e kulturë, edhe nëse është marrë nuk mund të përdoreshin ato pamje dhe blici duke filmuar ato ikona që dihet sa të vjetra dhe delikate janë” tha ai.

Xhafa thotë se Veshajt, Elgiti por edhe organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi administrative sipas parashikimit të ligjit për dëmtimin e trashëgimisë kulturore të muzeut.

Mirëpo lidhur me këtë kallëzim Fjoralba Prifti, drejtoresha e muzeut të artit mesjetar për Report Tv është thënë se këngëtarët kanë marrë leje dhe se gjatë regjistrimit nuk është bërë asnjë padrejtësi kundrejt rregullave të etikës.

“Grupi i këngëtarëve ka aplikuar në ministrinë e Kulturës, është aprovuar që grupi të kryejë xhirime, të gjitha janë Brenda kushteve të lejuara të muzeut, muzeu është një institucion shtetëror laik, dhe nuk është bërë asnjë padrejtësi kundrejt rregullave të etikës”, tha Prifti./SHQIP.com