Rozë Ndërkombëtar

Pas fitores ndaj Amber Heard, Johnny Depp merr vendimin e rëndësishëm

Johnny Depp ka fituar gjyqin e tij për shpifje kundër Amber Heard.

 Juria e përbërë nga pesë meshkuj dhe dy femra e ktheu vendimin të mërkurën pas gati 13 orësh diskutimi të shtrira në tre ditë në Gjykatën e qarkut në Fairfax të Virginias.

Ai gjatë kësaj kohë ka fituar ndjekës të shumtë dhe tashmë ai ka hapur llogarinë e tij në TikTok.

Ai tashmë numëron rreth 16 milionë persona që e ndjekin atë në këtë rrjet social, duke vendos që të mbajë famën që ka marrë.

Ndryshe, Depp të mërkurën postoi një deklaratë në llogaritë e tij të verifikuara në Facebook dhe Instagram ku shkruhej: “Gjashtë vjet më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e atyre që kam më afër, dhe gjithashtu, jeta e njerëzve që për shumë, shumë vite kanë mbështetur dhe besuar në mua kanë ndryshuar përgjithmonë”.

Depp kishte marrë 15 milionë dollarë dëmshpërblim, dhe në anën tjetër Heard mori dy milionë dollarë si dëmshpërblim./SHQIP.com