Rozë

Pas eleminimit, Kiara Tito pyetet për Butrint Imerin

Pas eliminimit nga Shtëpia e Big Brother Vip Albania, Kiara Tito është pyetur për marrëdhënien që ka pasur me këngëtarin, Butrint Imeri.

Ajo që hapi këtë temë ishte vetë moderatorja e Fun Club, Megi Pojani.

Por, Kiara Tito është shprehur kategorikisht që nuk don të flas për këtë temë dhe se marrëdhënien e saj m e Butrint Imerin e kanë sjellur në vëmendje persona të tjerë dhe jo ajo.

“Nuk do të doja të flisja fare për këtë temë. Për mua është një histori e mbyllur. Ka 10 vite që është mbyllur dhe nuk do të doja ta riktheja absolutisht. Është rikthyer nga njerëz të tjerë siç rikthehen për çdo person kur e ka qendrën e vëmendjes dhe nuk me vije mirë që ta diksutojë fare. Ka kaluar”. Tha Kiara.

Kujtojmë se Kiara Tito ka krijuar një lidhje dashurie me Luiz Ejllin të cilit i ka kërkuar që të qëndroj në brenda shtëpisë deri  në finale.

Madje, pas eliminimit, modeatorja ka thënë se është e lumtur që gjeti dashurinë e saj.

/Shqip.com