Rozë

Pas dy vitesh, Roza Lati rikthen “sherrin” mes tyre duke ironizuar hapur me moderatoren e njohur

Sherri mes dy moderatoreve Roza Latit dhe Bieta Sulos mesa duket nuk ka për të përfunduar ende.

Roza Lati i është rikthyer debatit me Bieta Sulon, duke e ironizuar këtë të fundit në një postim të fundit në Instagram.

Në një postim në Instagram, ku shfaqet mjaf sensuale, Roza ka shkruar: “Le të më ftojë prapë Sulo në emision e të më pyesë a janë format e mija këto?”.

Ndryshe, Roza muaj më parë  “thumboi” Bieta Sulon duke thënë se “nuk ia marrim burrin njeriu”.

Pashë emisionin e Sulos. Kishte ftuar Dalina Buzin për serialin SNOB. Mikpritje shumë e mirë, i bëri komplimenta, e priti shumë mirë. Nuk e kuptoj, vura re që më duket e kishte personale me mua por ne nuk është se ia marrim burrin njeriu, më vjen keq. Jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty… “-tha ajo.

Bieta Sulo i ktheu një përgjigje jo të drejtpërdrejtë, por u sigurua që Roza ta merrte mesazhin.

Suksesi i këtij emisioni është dhe fakti që njerëz që kanë qenë protagonist në këtë emision, vazhdojnë të jetojnë me famën e kësaj daljeje televizive dhe 6 muaj dhe nëqoftëse kanë qenë më herët të ftuar apo një vit më përpara unë i ndjej nga zemra dhe të them faleminderit”- tha Bieta.

/Shqip.com