Rozë

Pas duetit me Kidën, Ledri Vula do të sjell këngën e re me një tjetër bashkëpunëtor

Ledri dhe Lluni

Pas suksesit që korri Ledri Vula nga dueti me Kidën, ka nisur planifikimet për projektin e radhës.

Këtë herë bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin Lluni, lajmi i të cilëve u bë i ditur përmes rrjeteve sociale.

Ka qenë ky i fundit i cili ka shpërndarë disa fotografi e video nga xhirimet e klipit, që  do të lansohet shumë shpejt.

Ndërkohë, deri më tani nuk është zbuluar ndonjë datë e saktë se kur do të dalë dueti i tyre.

E fundit e artistit të ‘P.I.N.T’ mbetet “Carlito”, kurse e Vulës “Tdu” në bashkëpunim me Kidën.

Secila nga këto këngë pati reagime të shumta, kryesisht pozitive nga fansat e publiku. /SHQIP.com