Rozë

Pas diss-ave e kunjave Don Xhon dhe Majk fotografohen bashkë dhe jo rastësisht

Reperi nga Drenica, Don Xhoni dhe Majk janë komentuar gjatë për përplasjet virtuale që kishin.

Shkak janë bërë dissat që dyshja kanë bërë për njëri tjetrin.

Një i fundit ka qenë edhe së fundi nga Majku, ku në “Zemër Luna”, ai u pyet se kush duhet të lë reperi.

Përgjigja e tij ishte se Don Xhoni duhet të largohet.

Kjo bëri që përplasja mes tyre të diskutohet akoma dhe të konsiderohet se ka ende tensione mes tyre, por qenkemi gabuar.

Dyshja sapo u panë bashkë dhe ka qenë Majk që ka ndarë një foto me reperin në rrjetet sociale, të cilën e ka ripostuar edhe artisti drenicas ku shihen në shesh -xhirimit.

Se a po sjellin bashkëpunim mbetet për tu parë.

/Shqip.com