Lajme

Pas dështimit për të kaluar Proejkligjin për Trustin, deputetët e opozitës lëshojnë sallën e Kuvendit

Ka dështuar të votohet Projekligji për tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti. Për këtë projektligj kanë votuar gjithsej 102 deputet ku prej tyre 44 pro, 57 kundër dhe 1 abstenim.

Pas mos votimit të Projektligjit deputetët e opozitës kanë lëshuar sallën.

57 deputetët e VV-së ishin kundër, ndërkaq Fatmir Humolli abstenoi në votim, çka bëri që projektligji të mos kalojë.

Në momentin e votimit në sallë prezentë ishin 102 deputetë./Shqip.com