Rozë

Pas deklaratës se ajo e nxorri në humbje, reagon Nora Istrefi ndaj menaxherit të VIP-ave

Këngëtarja, Nora Istrefi,

Këngëtarët paguan mjaftë mirë në koncerte gjatë sezones verore, por edhe jashtë saj.

Për këtë ka folur edhe menaxheri i VIP-ve, Alesio Aliaj për shumën që ata marrin në koncerte.

Në një lidhje me Skype për “Shqipëria Live” ai tha se ka marrë shumë këngëtarë shqiptarë në Australi dhe me disa prej tyre ka dalë me humbje.

Ai në këtë rast ka përmendur Nora Istrefin.

”Nora s’ka hite, unë i bëra një favormenaxherit të saj, Enis Fetahut. E mora Norën në periudhën kur ishte festa e Pavarësisë së Kosovës, për t’i bërë nder dhe humba lekë nuk fitova”, ka thënë Alesio për këngëtaren nga Kosova.

E në lidhje më këtë ka reaguar, Nora Istrefi, e cila ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtëtë.

Përmes një storje në ‘Instagram’, Nora Istrefi, deklaratën e menaxherit e ka quajtur tendencë për të njollosur karrierën dhe punën e saj tejet serioze.

“Deklarata se ai paska humb në një koncert në Austri për shkak tim është e pavërtetë. Përkundrazi pat mjaftueshëm publik duke marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve”, ka shkruar ajo.

Ajo tha sikur ky të ishte korrekt nuk do të zinte salla publikun./SHQIP.com