Rozë

Pas deklaratës Olti Curri i kthehet keq Olsës dhe nuk i lë gjë pa thënë

Olsa Muhameti e ftuar mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra” lëshoi një deklaratë duke ‘goditur’ Olti Currin.

Ajo gjatë intervistës duhej të bënte një zgjidhje mes Arjan Konomit e Olti Currit.

-Në vilën e meshkujve, do të të tundonte më shumë një bisedë me Arjan Konomin apo Olti Currin?

Padyshim që do më joshte dhe do të më pëlqente një bisedë me Arjan Konomin, sepse është njeri që punon, nuk e di nëse ky personi (Olti Curri) punon apo jo.

Kaq ka mjaftuar e tutje as Olti nuk ka përtuar t’i kthejë përgjigje.

Ai është duke shijuar pushimet në kroçierë ku dhe ka realizuar një video.

“Yes, foli dhe Olsa! Sa e lezetshme që është! Olsa është Linda Morina e autorëve televiziv shqiptar. E keni parasysh tek Çani që fton Aurela Gaçen, Inva Mulën dhe i prezanton si këngëtarë pastaj fton edhe Linda Morinën e thotë këngëtarja Linda Morina. Kështu ndodh edhe me Olsën që e prezantojnë si autore ndërkohë që kanë prezantuar Rezart Agën, Ledion Liçon,Zefina Hasanin, Dalina Buzin kupton dhe ajo e beson normalisht. Oh sa e lezetshme e modhe fare! Vetëm se ka ngatërruar diçka! Të punosh nuk do të thotë të punosh vetëm poshtë tavolinës të drejtorave të televizioneve të ndryshëm. Ka dhe punë të tjera që janë dinjitoze, pa zhurmë dhe me shumë të ardhura!”- ka thënë Olti.