Rozë

Pas daljes nga Big Brother VIP, Meridiani thumbon familjen e Beatrix Ramosajt

Meridian Raci, Donaldi dhe Beatrix

Të premten banori që është larguar nga shtëpia ka qenë Merdian Raci.

Ai është larguar pasi është vendosur në nominime nga Donaldi dhe për këtë gjë siç duket nuk është falur ende nga opionisti.

Kjo pasi Meridiani disa herë e ka etiketuar Donaldin si “Donaldi i Borës” referuar marrëdhënies së tij më moderatoren Bora Zemani.

Këto komente janë bërë madje dhe brenda shtëpisë ku edhe është penalizuar por duket se “kunjat” janë ashpërsuar edhe më tepër nga jashtë.

Së fundmi e ka bërë një gjë të tillë në Instagram.

“Po juve jua justifikojnë tradhtinë njerëzit e nuses, se na habitën?“, shkruan ai duke ju referuar familjes Ramosaj.

Ndryshe Merdiani për këtë temë është përballur edhe me Balinën, ku kjo e fundit e ka quajtur gënjeshtar./SHQIP.com