Rozë

Pas daljes nga Big Brother VIP, Graniti tregon premtimin që ia kërkoi Fifit

Granit Cana

Mbrëmë në spektaklin Big Brother VIP, u eliminua Granit Cana, pas një muaji sa kishte qëndruar në shtëpinë më të famshme ne Shqipëri.

Pas eliminimit ai është drejtuar në skenën e spektaklin ku edhe u pyete nga prezantuesja, Arbana Osmani, për eksperiencën e kaluar aty.

Ndonëse u shpreh se është i mërzitur që u largua, Graniti po ashtu ka komentuar raportin e tij me këngëtaren, Fifi.

Graniti u shpreh se nga Fifi ka kërkuar që t’i premtoi se ajo do ta fitoi spektaklin e madh.

Granit Cana dhe Fifi

“Realisht është pak e dhimbshme, sepse jemi hy në muajin e dytë dhe jemi bërë si një lloj familje, pavarësisht çka ka ndodh. M ‘vjen keq nëse kom thanë diçka që e kom bë dikë me u ndje keq dhe i kërkoi falje”, tha Graniti.

“Të them të drejtën, dy-tri ditë para se me dalë i thash Fifit të lutem më premto që do të dalësh si fituese”, është shprehur tutje Graniti.

Granit Cana

Ndryshe, Granit është përfolur që ka filluar një lidhje më Fifin, por që më vonë u mohua nga dyshja, të cilët thanë së nuk mund të jenë më shumë se sa shokë.

Ndërkohë Graniti është banori i pestë me radhë që largohet nga shtëpia pas Elhaidit, Palomes, Arditit dhe Sheilas./SHQIP.com