Rozë

Pas Brad Pittit, edhe ASAP Rocky shihet i veshur me një fund lëkure në një nga daljet e radhës

Për meshkujt e famshëm të modës, është vera e fundeve.

Disa ditë pasi Brad Pitt praktikisht shpërtheu internetin duke u shfaqur me një fund ngjyrë kafe në premierën e “Bullet Train” në Berlin, ASAP Rocky doli në një version të freskët të pamjes.

Reperi i “Praise Lord”, 33 vjeç, u pa në Soho të hënën (1 gusht) i veshur me një fustan lëkure me ngjyrë të zezë deri në gjunjë dhe një bluzë sportive “Givenchy”.

Ashtu si ylli i muzikë dhe partnerja e tij, Rihanna, Rocky ka qenë prej kohësh një ‘shkelës i rregullave’ të modës dhe kjo nuk është hera e parë që ndërron pantallonat me një fund.

Artisti u pa me një fustan “Vivienne Westwood” në kopertinën e “GQ” verën e kaluar, ku revista e quajti atë si “njeriun më të bukur në botë”.

“Unë bëj gjëra që janë vërtet të përshtatshme për femrat, si lyerja e thonjve tuaj. Unë bëj atë që dua. Nuk ka kufij”, tha Rocky për “British Vogue” në vitin 2019 për sensin e tij të modës gjinore.

Sa i përket Pittit, ai e kombinoi kostumin e tij me fund që u bë viral të “Haans Nicholas Mott” me një këmishë me kopsa ngjyrë salmon, çizme luftarake dhe disa gjerdan.

I pyetur pse zgjodhi fundin në tapetin e kuq, aktori i “Seven” u përgjigj thjesht: “Flladi. Flladi”.