Lajme

Pas bllokimit të kamionëve, ndalohet hyrja e veturave me targat serbe

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të mos lejuar hyrjen e veturave që kanë targa të qyteteve të Serbisë.

Ekzekutivi ka thënë se “pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe”, ka marrë vendim që të ndalojë hyrjen në territorin e shtetit të automjeteve me targa të Serbisë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se pas ngjarjes që ndodhi të mërkurën në vijën kufitare me Serbinë, institucionet e Kosovës kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare.

“Për arsye të sigurisë, institucionet kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare. Andaj, si hap i menjëhershëm është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve me targa të Serbisë në Republikën e Kosovës, teksa vazhdon analizimi i situatës nga institucionet e sigurisë. Veprimet e radhës do të merren bazë të rekomandimeve institucioneve të rendit”, tha Kryeziu.

/Shqip.com