Rozë

Pas Bleros, Linda tash përmend se Ledri e kishte ngacmuar

Linda Halimi është një nga banoret më të komentuara të “Big Brother VIP Kosova 2” dhe duket se do vazhdojë të jetë.

Para deklaratave se Blero para 12 vitesh kishte tentuar të hyjë në një dhomë hoteli me të, pas disa xhirimeve që kishin pasur.

Tani ajo pretendont një tjetër personazh i showbizit shqiptar se e ka ngacmuar.

Këtë herë ajo ka përmendur Ledri Vulën.

Këngëtarja pretendon se reperi i ka shkruar në Snapchat kohë më parë.

“Më ka shkruar Ledri në Snapchat. Për bashkëpunim. Pse duhet të flasim në Snapchat për bashkëpunim? Ky është ngacmim”, tha ajo.

Nga Ledri ende nuk ka pasur ndonjë reagim për këtë deklaratë.

/Shqip.com