Pas barazimit javën e kaluar, Barça i kthehet fitores duke mposhtur Getafen

Barcelona ka arritur të fitojë tri pikë të plota në kuadër të xhiros së tretë të LaLigës pasi mposhtën Getafen me rezultat 2-1.
Rezultati u zhbllokua qysh në minutën e dytë kur Sergi Roberto realizoi gol pas asistimit të Jordi Albas.
Megjithatë, mysafirët u kthyen shpejtë në lojë kur barazuan shifrat në minutën e 18-të përmes Sandro Ramirez.
Pas gjysëm ore lojë, vendasit arritën të kalojnë sërish në epërsi dhe të shkonin në pushimin e pjesës së parë me avantazh.
Golin për katalanasit e shënoi, Memphis Depay në minutën e 30-të pas asistimit të Frenkie de Jong.
Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, duke bërë kështu që katalanasit t’iu gëzohen fitores së dytë pas tri ndeshjeve në kampionat.
Për Getafen kjo është humbja e tretë në po aq ndeshje sa kanë zhvilluar.
Pas këtij takimi, Barcelona gjendet në vendin e 4-të me shtatë pikë të grumbulluara, ndërsa Getafe në vendin e 19-të duke mos arritur të sigurojë ende pikë./Shqip.com