Lajme

Pas arrestimit të mjekëve për ryshfet, flet drejtori i spitalit

Ilustrim
Ilustrim

Për arrestimin e mbrëmshëm të dy mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan për marrje ryshfeti, ka folur i këtij institucioni, Arsim Emini.

Emini tha se mjekët janë arrestuar sa ishin në ndërrimin e kujdestarisë.

Lexo edhe:
Gjilan, arrestohet dy mjekë për ryshfet

“Mbrëmë rreth orës 20 jam njoftuar prej palës, e cila ka kërkuar shërbim për motrën në spital, që i kishte denoncuar dy mjekët, informatë jozyrtare kjo. Pastaj nga Krimet Ekonomike jam njoftuar se janë arrestuar dy mjekë, njëri kirurg e tjetri anesteziolog, për marrje ryshfeti, pasi kanë qenë në ndërrimin e kujdestarisë, më kanë njoftuar në mënyrë që pacientët të mos mbesin pa shërbime. Pastaj rreth orës 23 jam njoftuar se të dy mjekët janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë Emini për Klankosova.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Gjilanit do të kërkojë masën e paraburgimit për dy mjekët e arrestuar mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, nën dyshimet për marrje të ryshfetit.

Ndryshe, mjeku kirurg dyshohet se ka marrë 330 euro dhe ka kërkuar edhe 200 shtesë për ta kryer ndërhyrjen ndërsa mjeku anesteziolog po ashtu dyshohet se ka kërkuar 100 euro.

/Shqip.com