Rozë

Arrestohet Fero, por Arbenita vazhdon përditshmërinë e saj

Fero dhe Arbenita Ismajli

Këngëtari i njohur Feronit Shabanit i njohur ndryshe si Fero është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Kështu ka konfirmuar për Shqip.com, Ismet Hashani- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Sot me datën 16.01.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore është arritur që të arrestohet në pikë kufitare personi i cili ishte në kërkim policor F.Sh. (1994) shtetas kosovar për shkak të veprës penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 28.12.2022”, ka thënë Hashani.

Po ashtu është bërë e ditur se i njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në Stacionin Policor Gjilan.

Por, veprimi i Arbenitës habiti të gjithë, disa orë pas arrestimit të Feros. Ajo me frizurë dhe grim duket si një nuse duke e vazhduar punen e saj.

/Shqip.com