Lajme Botë

Pas arrestimit të Andrew Tate, zbulohen taktikat e trafikantëve për mashtrimin e vajzave

Arrestimi i influencuesit Andrew Tate, i popullarizuar në internet për maskulinitetin toksik, pas një bastisjeje në vilën e tij luksoze në periferi të Bukureshtit, ka nxjerrë në pah rrezikun e vazhdueshëm për trafikim me qenie njerëzore në Rumani dhe përtej.

Hetuesit pretendojnë se katër të dyshuar – siç raportohet, bëhet fjalë për 36-vjeçarin Tate, vëllain e tij, Tristan, dhe dy gra rumune – formuan një grup kriminal për trafikimin e njerëzve në Rumani dhe vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Në mesin e krimeve për të cilat dyshohen është edhe përdhunimi.

Problemi i trafikimit me qenie njerëzore dhe për shërbime seksuale në Rumani nuk pritet të zhduket brenda natës. Përderisa numri i rasteve ka rënë që kur Rumania krijoi një Agjenci Kombëtare për ta luftuar trafikimin me njerëz, autoritetet vazhdojnë të raportojnë për rreth 30 viktima të reja çdo muaj.

Që nga arrestimi i vëllezërve Tate, vajza 19-vjeçare e një ish-ligjvënësi rumun i ka akuzuar publikisht se u përpoqën t’i fusnin në këtë grackë atë dhe shoqet e saj të shkollës me mesazhe telefonike të padëshiruara, “mjaft sugjestive” që kur ishte 16 vjeç.

Ajo nuk do të ketë qenë e vetmja në mesin e grave rumune, raporton Radio Evropa e Lirë.

/Shqip.com