Pas Arbanës, edhe Alketa po planifikon fëmijën e tretë? Ja detajet…
Edhe Alketa Vejsiu është një nga moderatoret me nam në botën e ekranit shqiptar.
Ajo ka prezantuar emisione nga më të ndryshmet dhe pavarësisht se ndodhet prej vitesh në ekran, s’ka ndërmend të largohet.
Bukuroshja shqiptare krahas karrierës shpesh përflitet edhe për jetën private. Ajo është nënë e dy fëmijëve, një djali, i cili quhet Lionel, dhe një vajze, e cila quhet Niki.
Vejsiu është goxha aktive në rrjetet sociale ku poston foto apo video të shumta nga përditshmëria e saj.
Së fundmi ka hapur një pyetësor në instagram ku pranoi pyetje të shumta nga ndjekësit.
Një ndjekës e ka komplimentuar moderatoren se është një nënë shumë e mirë dhe se fëmijët e saj janë me fat që e kanë, ndërsa Alketa u shpreh se nuk dëshirontë të ishte aspak modeste në këtë pjesë pasi ajo dëshiron të jetë gjithmonë ‘mami heroinë’.about:blank
“Atë që e kanë e kanë! Këtu nuk dua të jem modeste fare. Dua të jem superheroina e tyre përgjithmonë! Çdo mami është një super mami”- u shpreh Alketa.
Teksa shtoi se ndihet me fat që fëmijët e saj i konsideron si shokët më të mirë dhe kjo prej faktit se është bërë mama për herë të parë në moshën 23-vjecare. Por ajo çka na bëri përshtypje ishte se moderatorja u shpreh mund të bëhet nënë e një fëmije të tretë dhe për të mund të kujdesen motra dhe vëllai i madh.
“Por më shumë lum unë për ato dy mrekulli që janë shokët e mi më të mirë! Kur bëhesh mami 23 vjeçe është gjëja më argëtuese. Tani mund të bëj një bebe numër 3 dhe të kujdesen motra dhe vëllai i madh. Shumë qejf!”- shtoi ajo.
Theksojmë se Alketa përherë ka preferuar të jetë e rezervuar sa i përket jetësa private./Shqip.com