Lajme

Pas aksionit në Veri, Policia tregon armatimin e gjetur në një ndërtesë (Foto)

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale përmes një komunikate të përbashkët për media kanë bërë të ditura rezultatet e aksionit të sotëm në veri të Vendit, ku kanë kryer kontrolle në shatë lokacione, shkruan Shqip.com.

Nga kontrollet kanë gjetur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje të tjera ushtarake.

Lokacionet në të cilat janë bërë kontrollet kanë ndërlidhje me sulmin e 24 shtatorit.

Në komunikatë bëhet e ditur se në një nga soliterët në Mitrovicën e Veriut janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola dhe eksploziv.

Këto kontrolle janë bërë bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in.

Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

• 87 copë eksploziv të tipit TM 100

• 3 granata hedhës dore (zola)

• 1 armë automatike AK-47

• 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD

• 14 karikatorë

• Municion të kalibrave të ndryshëm

• 63 detonatorë elektrik

• 23 detonatorë mekanik

• 1 orë për aktivizim

• 1 granatë dore M79

• 3 tuba fitila ndezës

• Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.

/Shqip.com