Sport Ndërkombëtar

Pas 560 ditëve, madrilienët rikthehen në “Santiago Bernabeu”

Real Madrid do rikthehet të luajë në "Santiago Bernabeu"

Pas 560 ditëve, Real Madrid do të rikthehet të luajë në impiantin “Santiago Bernabeu”.

Që nga 1 marsi i vitit 2020, madrilienët i kishin zhvilluar ndeshjet e tyre në “Alfredo Di Stefano Stadium”, pasi “Bernabeu” ishte duke u rinovuar, shkruan Shqip.com.

Në ndeshjen e e së dielës kundër Celta Vigos, “mbretërit” do rikthehen në stadiumin e tyre në në të cilin kanë ngritur shumë trofe.

Duke marrë parasysh historinë e madhe që e ka në vete ky stadium, normalisht që do jetë një ndihmë e madhe për skuadrën e udhëhequr nga Carlo Anchelotti.

Momentalisht, kapaciteti i tifozëve do të jetë 60%, që i bie se në Bernabeu mund të shikojnë ndeshjen deri në 48 mijë persona./Shqip.com

The miracle of the new Bernabeu: How Real Madrid's stadium return has been  made possible | Marca
Procesi i punimeve në “Santiago Bernabeu”