Sport Ndërkombëtar Stefano Pioli ia doli edhe pa shpenzuar milionat

Pas 11-të viteve në labirint – titulli e gjeti rrugën për në “San Siro”

Vuajtjeve të rosonerëve i erdhi fundi
Zlatan Ibrahimovic

Pa blerje që kapin vlera astronmike, pa paga që prekin zenitin, por me shumë pasion dhe dashuri për fanellën. Kuqezinjët e zotërojnë përsëri futbollin në Itali.

AC Milan është shpallur kampion i Series A – pas 11-të viteve. Teksa, te fqinjët neurazurë po mbizotëron heshtja.

Një sezoni me ngritje dhe zbritje i erdhi fundi, teksa forma e lartë u vulos me një fitore 0-3 në udhëtim te Sassuolo.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Olivier Giroud – pas 17 minutave lojë.

I njëjti futbollist realizoi edhe një herë – në minutën e 32-të.

U prit një përgjigje nga vendasit, por nuk erdhi.

Teksa, rosonerët realizuan përsëri – me anë të Franck Kessie.

Në total, Milani grumulloi 86 pikë në këtë sezon.

Dy më shumë se Interi i vendit të dytë.

Në total, ky ishte titulli 19-të në histori të klubit./Shqip.com