Pas 11 vjetëve Inter fiton kupën e Italisë

Inter ka arritur ta mposht Juventusin në finalen e Kupës së Italisë, për ta fitauar këtë trofe për herë të parë pas 11-vjetësh.
Kampionët aktual të Italisë fituan me rezultat 4:2, pas një paraqitje inspiruese në kohën shtes nga Ivan Perisic.
Ndeshjen e filloi më mirë skuadra e Simone Inzaghi si në posedim ashtu edhe në raste të krijuara.
Inter e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke dalë në epërsi që në minutën e gjashtë.
Ishte Nicolas Barrella, ai që me një super gola ia dha epërsinë kampionëve të Italisë.
Por, pjesën e dytë më të mirë u tregua “Zonja e Vjetër”, ku fillimisht barazoi rezultatin me anë të Danilos.
Kurse Juve arriti të marrë edhe epërsinë pas një goli nga Dusan Vlahovic.
Skuadrës së Simone Inzaghit iu dha një mundësi e artë për t’u rikthyer në ndeshje dhjetë minuta më pas, pasi Lautaro Martínez u faullua nga Matthjis de Ligt brenda zonës.
Hakan Çalhanoğlu nga pika e bardh arriti ta qoj topin në këndin e sipërm për ta dërguar ndeshjen në kohë shtesë.
Juventusi gjuajti veten në këmbë duke i dhënë Interit një tjetër penallti tetë minuta pas periudhës së zgjatur, por këtë herë nuk kishte Çalhanoğlu.
Nuk kishte rëndësi pasi Perišić dërgoi Mattia Perin në rrugën e gabuar për t’i dhënë epërsinë Interit.
Anësori kroat më pas goditi me një goditje të këndshme me këmbën e majtë në këndin e sipërm të zonës për të vulosur titullin e tetë të Interit në Coppa Italia.
Inter e fitoi këtë titull për herë të parë që nga viti 2011./Shqip.com