Pas 100 mijë rasteve me COVID-19 në ditë, pritet shtrëngimi i masave në Francë
Qeveria e Francës pritet të mbajë mbledhje emergjente pasi të shtunën, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë u regjistruan mbi 100 mijë raste të reja me COVID-19, transmeton Shqip.com.
Të shtunën janë regjistruar 104 mijë e 611 raste të reja, ditë e cila ishte e treta rresht ku u vendos numër rekord ditor për raste pozitive, shkruan DailyMail.
Ndërkaq, varianti “Omicron” po vazhdon të përhapet me shpejtësi, duke e detyruar Qeverinë e Francës që të vendosë për një mbyllje të re.
Në më tepër se 1 në 100 persona në rajonin e Parisit kanë rezultuar pozitivë gjatë javës së fundit, ku shumica prej tyre të lidhura me variantin e ri “Omicron”.
Më tepër se një mijë persona kanë vdekur në Francë nga COVID-19 gjatë javës së fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në mbi 122 mijë.
Ndryshe, Qeveria do të mbajë një mbledhje emergjente të hënën për të diskutuar për hapat e radhës, teksa disa shkencëtarë dhe po ashtu edukatorë kanë bërë thirrje që kthimi në shkolla pas pushimit të Krishtlindjeve të shtyhet, apo të rikthehet sërish ora policore./SHQIP.com