Rozë

“Partnerja ime e krimit”, martohet reperi Buta

Reperi Buta dhe Fjolla

Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, duket se i ka dhënë fund beqarisë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive në Instagram ku shfaqet krahë partneres së tij, Fjolla.

Në fotografi dyshja shfaqen më kostume të dasmës shumë elegantë e më plot sharmë.

“Partnerja ime e krimit”, ka qenë përshkrimi i imazheve në të cilën ka vënë edhe një ‘emoji’ të unazës.

Të shumta kanë qenë urimet që ka pranuar në hapësirën për komente, duke e përgëzuar çiftin e ri për këtë hap që kanë marrë në jetën e tyre.

Buta kohë më parë ka deklaruar që ka vite që është në lidhje më vajzën në fjalë.

Buta nga ana tjetër po vazhdon të jetë shumë i angazhuar në muzikë, me projekte e mbrëmje. 

Projekti i tij i fundit është “Posht”, i lansuar një muaj më parë, i cili numëron mbi 1.2 milionë kloikime./SHQIP.com