Sport Ndërkombëtar

Partnerja e Benzemas konvertohet në myslimane, tregon detaje interesante

Partnerja e Karim Benzemas, Jordan Ozuna ka njoftuar se është konvertuar në myslimane.

Ozuna, nënë e katër fëmijëvë, foli për këtë temë në AS Tikitakas, duke dhënë detaje interesante.

Ozuna, e lindur në Maryland të SHBA-ve, nuk la pa përmendur kodet strikte të veshjes së vendit aziatik.

“Të them të drejtën nuk e njihja Benzeman. Unë jam amerikane dhe ne nuk dimë aq për futbollin. Përveç ndryshimit të qyteteve dhe lindjes së një fëmije, dëshmia tjetër e madhe e dashurisë nuk vonoi shumë, pasi unë u konvertova në fenë islame.

Ishte këtu një Xhami në Madrid. Kur ata po recitonin Kuranin, unë fillova të qaj si një vajzë e vogël” – tha ajo. Kujtojmë që Benzema ka firmosur në Arabinë Saudite me Al-Ittihad.

“E kam hulumtuar shumë këtë fe dhe e kam gjetur të mrekullueshme. Gjithçka që lexova për të më preku. Gjatë Ramazanit lexova Kuran dhe qaja. Kam lexuar gjithashtu “Rruga e Shenjtë drejt Parajsës”.

/Shqip.com