Partneri që po i mungon Araujos

Opinion
I fortë fizikisht, i shpejtë, superior në ajër, dhe i pakalueshëm në duelet 1 vs 1.
Ky është Ronaldo Araujo, i cili ka vetëm 23 vite mbi supe.
Fillimisht, Araujo kishte probleme me kontrollin e topit, por edhe në atë pjesë është përmirësuar dhe kjo kritikë mbetet vetëm pjesë e të kaluarës.

Por, a ka Barcelona një mbrojtës që është aktualisht në të njëjtin nivel me uruguaianin?
Jo.
Gerard Pique është në fund të karrierës së tij, Eric Garcia është i zgjuar, ai ka ADN-në e Barcelonës, por duhet të mësojë shumë për të qenë – në nivelin e Araujos.
Teksa, Clement Lenglet nuk është e as nuk ka qenë kurrë – i denjtë për ta djersitur fanellën e Barçes.

Prioriteti i Xavi duhet të jetë blerja e një qendërmbrojtësi.
Nëse analizohet tregu i transfertave – të gjitha rrugët dërgohen në një emër: Kounde.
Anëtari i Sevillës – është sinonim i një futbollisti modern.
Ai ka shpejtësi dhe klas, teksa shpirti luftarak është zeniti i tij.
Francezi – s’ka pikë të dobët.

Araujo-Kounde është një dyshe që mund të sigurojë siguri dhe qetësi.
Me ta – para portës, Marc-André ter Stegen mund të gjejë paqen, teksa fansat katalunas mund të shpresojnë për trofe./Shqip.com