Sport Shqiptar

Partizani i Tiranës e shet një nga yjet e skuadrës në Çeki, zbulon shuma që do të përfitojë skuadra shqiptare

Mbrojtësi Eneo Bitri do të jetë largimi i madh i Partizanit në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi beratas po negocion detajet e fundit të kontratës me klubin e Superligës çeke, FC Banik Ostrava.

Edhe pse i mbeten edhe gjashtë muaj kontratë me Partizanin, drejtuesit e kuq kanë vendosur ta shesin, pasi lojtari përfiton nga një klauzolë e parashikuar në marrëveshjen e bërë më parë mes tyre.

“Panorama Sport” zbulon se klubi i kuq do të përfitojë 150 mijë euro nga ky transferim, duke humbur kështu liderin e mbrojtjes.

Tashmë me largimin e Bitrit, pritet që drejtuesit të afrojnë një qendërmbrojtës me peshë.

/Shqip.com