Ekonomi

Partitë opozitare kundër shtrenjtimit të tarifave të rrymës

Faturat e energjisë elektrike.
Faturat e energjisë elektrike.

Paralajmërimin për rritjen e tarifave të rrymës, deri në 15 për qind, partitë opozitare në vend e kundërshtojnë, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës, si shkaktare të rëndimit të jetës së qytetarëve.

Reagimet e tyre pasojnë vendimin e Bordit të  Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili në  mbledhjen e fundit miratoi tarifat e reja të çmimit të energjisë elektrike, që do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), deklaroi se kjo qeveri që simbol e ka sekserin e tregtisë me energji, Martin Berishaj, po e keqpërdorë në thelb misionin e saj.

Dje, çmimin e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët tanë e rritën edhe për rreth 15 %.  Ky veprim është goditje e radhës për të gjitha familjet kosovare, të cilat, në këtë periudhë të krizës dhe ngritjes së të gjitha çmimeve të tjera, po varfërohen çdo ditë e më shumë”, ka thënë Krasniqi.

Në këto dy vjet, përmes të gjitha veprimeve të saj, kjo Qeveri vetëm sa e ka rritur koston e jetesës për qytetarët e Kosovës, duke keqkuptuar dhe keqpërdorur në thelb misionin e saj”.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, dikur kryeministër,  është kundër këtij shtrenjtimit të tarifave, kurse deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se partia e tij do ta kundërshtojë vendimin për rritjen e energjisë elektrike me të gjitha format demokratike.

Për shtrenjtimin e çmimit të energjisë kishin reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive (KMDLNJ), duke thënë se qytetarët e Kosovës, me të drejtë janë të pakënaqur me këtë paralajmërim të shtrenjtimit të rrymës e që do të përcillet nga ngritja zinxhirore e çmimeve të artikujve tjerë dhe të shërbimeve.

/Shqip.com