Sport Ndërkombëtar

Parqarada vazhdon me formën e mirë, asiston në fitoren e St Paulit

Leart Paqarada

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada po vazhdon me formën e mirë në Gjermani.

Paqarada ka arritur që ta ndihmoj skuadrën e tij duke asistuar një gol.

Të shtunën në kuadër të xhiros së 24-t, St. Pauli fitoi në udhëtim te Ingolstadti me rezultatin 3:1.

Paqarada asistoi për danezin Simon Makienok, i cili e shënoi golin e tretë dhe të fundit në ndeshje në minutën e 55-të.

Mbrojtësi i Kosovës krahas dy golave të shënuar më herët, e ka regjistruar asistimin e shtatë në Bundesliga 2.

Te Ingolstadti ndeshjen e kompletoi Visar Musliu, kurse Valmir Sulejmani u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të.

St. Pauli pas 24 ndeshjeve ka 44 pikë, derisa Ingolstadti është i fundit me 15 pikë./Shqip.com