Lajme

Parlamenti i Shqipërisë miraton në parim buxhetin për vitin 2023

Parlamenti Evropian ka miratuar në parim buxhetin për vitin 2023.

Pro votuan 76 deputet ndërsa 41 tjerë të opozitës ishin kundër dhe nuk kishte abstenim.

Sipas mediave shqiptare, diskutimet për projektbuxhetin vazhduan për dy ditë me radhë në seancën maratonë, të shoqëruar me shumë debate dhe akuzave të ndërsjellta mes qeverisë dhe opozitës.

Opozita është shprehur se ky projektbuxhet jo vetëm që nuk mbështet shtresat në nevojë, por rrit barrën për ta duke shtuar taksat përmes paketës fiskale. Nga ndryshimet në taksa do të mblidhen 130 milionë euro.

Për opozitën, buxheti i vitit të ardhshëm përmban vetëm rritje taksash dhe do t’i japë një goditje të mëtejshme shtresës së mesme, ndërsa nuk mbron më të varfrit. Vetë Berisha u shpreh se ky është “projektimi i vjedhjes më të madhe që i është bërë ndonjëherë shqiptarëve në të gjithë historinë”.

Ndërsa për qeverinë, ky projektbuxhet është “mënyra se si do të zgjidhet kriza e çmimeve e të përballohet inflacioni e rritja e energjisë”.

Rama u shpreh se ky projektbuxhet parashikon zero taksa për biznesin e vogël deri në 2029.

/Shqip.com