Parlamenti britanik kundër Asociacionit: Krijimi i enklavës një-etnike është shqetësuese
Në Parlamentin britanik sot është diskutuar për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe krijimin e Asociacionit.
Deputetja britanike, Alicia Kearns që është edhe kryesuese e Komitetit për Punë të Jashtme, është shprehur se ndjehet e çliruar që përfaqësuesit e Qeverisë britanike nuk e mbështetin krijimin e një enklave serbe në Kosovë.
“Shumë e lehtësuar kur dëgjova Qeverinë të konfirmojë se nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë. E rëndësishme është që ne të mos e rrënjosim më tej etno-nacionalizmin në Ballkan”, ështe shprehur Kearns.
Deputetja konservatore është shprehur se propozimi franko-gjerman është një shqetësim në vete sepse synon krijimin e një enklave në Kosovë, ashtu siç është “Republika Srpska”.
Ndërsa, ministri për Evropën, i Qeverisë britanike, Leon Docherty, ka deklaruar se e ndan të njëjtin shqetësim me kolegen e tij, deputeten Kearsn.
Sipas tij, nuk mund të bëhet fjalë për krijimin e një Asociacioni që do të ishte enklavë një-etnike në Kosovë.
Very relieved to hear the Government confirm that they will not support the creation of a Serb-enclave in Kosovo.
Crucial we do not further entrench ethno-nationalism in the Balkans. pic.twitter.com/RytJaWfAMb
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) January 31, 2023
/Shqip.com