Sport Ndërkombëtar

“Parku i Princave” – vendtakim i kampionëve

PSG - Llille

Kampionët e Francës do kërkojnë fitoren në “Parkun e Princave” përballë Leo Messit dhe shokëve të tij të skuadrës, me fillim nga ora 21-00.

Llile do të përballet ndaj PSG-së, në një ndeshje, ku favorit janë parisienët, shkruan Shqip.com.

Ani pse, Llile sezonën e kaluar ishte dukshëm, skuadra më e mirë në Francë dhe u kuroëzua me titullin e kampionit, gjërat tashmë kanë ndryshuar.

Skuadra e udhëhequr nga Jocelyn Gourvennec, gjendet në vendin e dhjetë në Ligue 1, me 15 pikë të grumbulluara.

French champions Lille claim second win of season - France 24
Llille

Pas vetëm 11 gjirove të zhvilluara, ata kanë shënuar vetëm katër fitore, ndërsa kanë tre barazime dhe katër humbje.

Aktualisht, gjenden shumë larg kreut të tabelës, saktësisht 13 pikë prapa dhe përsëritja e suksesit të vitit të kaluar duket më shumë ëndërr, se sa realitet.

Golashënuesi më i mirë i Llille-s është Jonathan David, me shtatë gola të shënuara.

Në anën tjetër, PSG-ja është e qetë në vendin e parë, pasi ka lënë prapa ekipet tjera.

Me nëntë fitore, pas 11 gjirove, një barazim dhe një humbje, skuadra udhëhequr nga Pochettino, është duke marshuar pa probleme drejtë arritjes së qëllimeve.

PSG's attacking trio of Messi, Neymar and Mbappé among Ballon d'Or nominees
Messi, Mbappe dhe Neymar

Futbollisti i momentit te ekipi nga kryeqyteti është Kylian Mbappe, i cili ka shënuar gjashtë gola këyë sezonë, ndërsa numëron edhe gjashtë asistime.

Formën më të mirë nuk e ka gjetur ende as Neymar Jr, që ka vetëm një gol në këtë kampionat.

Ndërsa, ndjesinë e golit në Ligue 1, nuk e ka shijuar ende, Leo Messi. Argjentinasi, ka zhvilluar katër ndeshje, por ende se ka tundur rrjetën.

Ndërsa, formë komplet tjetër ka treguar në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar tre gola në tre paraqitje.

Sa i përket ndeshjeve “kokë për kokë”, PSG-ja ka shënuar 23 fitore, Llile 12-të, ndërsa 14 ndeshje kanë përfunduar me barazim./Shqip.com