Kulturë

Parku Arkeologjik i Amantias, qyteti antik në pritje të vizitorëve

Parku Arkeologjik i Amantias, qyteti antik në pritje të vizitorëve
Parku Arkeologjik i Amantias, qyteti antik në pritje të vizitorëve

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë ftoi vizitorët e qytetit bregdetar që të përfitojnë nga afërsia e Parkut Arkeologjik të Amantias me qytetin dhe të vizitojnë varrezën monumentale pranë saj.

Në varrezën antike të Amantias, gjenden një numër i madh varresh me arkitekturë monumentale, çka tregon jo vetëm praninë e një elite të pasur në këtë qytet antik, por edhe zhvillimin dhe pasurinë e madhe që karakterizonte qytetin në shekujt IV-II p.Kr.

Tipat më përfaqësues të varreve monumental në Amantia, janë varret me dhomë të mbuluar me qemer, që shfaqen në Iliri të paktën që nga fundi i shekullit IV p.Kr, madje ka studiues që mendojnë se Amantia është qendra ku këto monumente funerare dalin për herë të parë, raporton atsh.

Një ndër më të njohurit prej tyre është varri me dhomë e paradhomë në nekropolin verilindor të Amantias, i dokumentuar prej arkeologut Carl Patsch që në vitin 1904. Monumenti ndodhet tashmë në itinerarin e vizitave të parkut arkeologjik dhe është një atraksion që mund të vizitohet nga kushdo.

/Shqip.com