Sport Ndërkombëtar

Paredes – një hap larg “Zonjës së Vjetër”

Leandro Paredes

Në Paris Saint Germain e ka humbur vendin e titullarit.

Teksa, pas tij është vënë Juventusi.

Leandro Paredes ka arritur marrëveshje personale me “Zonjën e Vjetër” – sipas Fabrizio Romanos.

Por, skuadra italiane po mendon që fillimisht të largojë nga skuadra Adrien Rabiot ose Arthur Melon – për t’i bërë vend argjentinasit.

Paredes ka zhvilluar në total – 70 ndeshje në Ligue 1 me PSG-në, ndërsa ka realizuar tre gola dhe ka asistuar tetë herë.

Nëse transferohet në Serie A, Juventusi do ishte skuadra e tretë në Itali për të, sepse në të kaluarën ka djersitur fanellën e Romës dhe Empolit./Shqip.com