Paredes i bashkohet Juventusit
Publikuar:
(31.08.2022 08:35:14)

Tashmë nuk ka më dilema: Leandro Paredes i është bashkuar Juventusit.
Mesfushori argjentinas – do t’i kryer testet mjekësore sot – në Itali.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
Sipas Romanos – “Zonja e Vjetër” i ka paguar PSG-së 15 milionë euro (+ 5 bonuese) për shërbimet e futbollistit në fjalë.
Paredes ka zhvilluar në total – 70 ndeshje në Ligue 1 me skuadrën nga kryqyteti francez, ndërsa ka realizuar tre gola dhe ka asistuar tetë herë.
Juve nuk është skuadra e parë italiane për 28 vjeçarin – sepse në të kaluarën ka djersitur fanellën e Romës dhe Empolit./Shqip.com