Kulturë

Paratë e koncertit të Ramë Lahaj do të jepen donacion për studentët që nuk ia dalin vetë

Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, do të realizojë koncertin Ndërkombëtar të Operës më 21 korrik deri më 31 korrik.

Lahaj ka prezantuar shumë artistë të vendit e të huaj që do të përfmormojnë në koncert.

Së fundmi, ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se paratë e koncertit do të shkojnë për studentët që nuk mund të studiojnë vetë financiarisht, duke bashkëngjitur një foto me artistën e re Erza Muqolli.

“Erza e ka pasë fatin të rritet e të shkollohet në Evropë, në sistemet më të mira edukative, ndërsa ne në Kosovë kemi plot talente që sot nuk e kanë një mundësi të tillë. Po mbledhemi të gjithë së bashku jo veç për ta festu suksesin e Erzës bashkë me mërgatën tonë, por edhe të ndihmojmë me donacione përmes shitjes së biletave për këtë koncert unik, duke mbështetur talentet e reja që nuk kanë mundësi financiare”, ka shkruar Lahaj.

Tutje ai ka shtuar se nuk ka qenë asnjëherë dëshira e tij që pjesëmarrësit të paguajnë për koncertin, andaj u është japur mundësia që të shijojnë muzikën edhe pa pagesë./Shqip.com