Rozë

Paratë e albumit të Dafina Zeqirit dhurohen për Shoqatën e Autizmit

Dafina Zeqiri,

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, javë më parë lansoi albumin e saj “Dafinë moj”.

Paratë që do të merrte nga shitja e albumit, do t’i dhuronte për Shoqatën e Autizmit në Kosovë.

Të tillë veprim edhe e ka bërë, derisa e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Sot vizituam shoqatën Autizmi. Ku përveç që kaluam çaste të bukura duke kënduar dhe vallëzuar me fëmijët e shoqatës ashtu siç edhe kemi premtuar dorëzuam mjetet nga shitja e albumit “Dafinë Moj”.

“Nga mjetet e mbledhura do të ofrohen dy mijë orë shërbime multidisiplinare – falas për raste sociale që trajtohen në shoqatë. Kjo është nisma jonë për një kauzë kaq të madhe”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, albumi ka pasur një sukses të madh, derisa çdo këngë e saj ka marrë miliona klikime në YouTube./SHQIP.com