Lajme

Parashkimi i motit për ditën e nesërme

Ilustrim

Për ditën e nesërme parashikohet të mbajë pjesërisht i vranët dhe jostabil.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjellura me rrufe.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 14 deri në 30 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes./Shqip.com