Ekonomi

Parashikohet që deri në fund të viti të inkasohen 1.2 miliard euro

Dogana e Kosovës
Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës parashikon që deri në fund të këtij viti t’i inkasojë 1.2 milardë euro, teksqa deri më tani ka inkasuar 842 milionë euro ose mbi 32 për qind më shumë se në vitin 2020, transmeton Shqip.com.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, i cili thotë se eksporti deri më tani ka arritur shifrën e 350 milionë eurove, derisa thotë që deri në fund të vitit presin që eksporti të arrijë në 700 milionë.

“Ky vit është një ndër vitet që ne kemi arritur rekordin e të hyrave, dhe është performanca e gjithëmbarshme e ekonomisë së Kosovës, për momentin që flasim ne jemi te 842 milionë euro të grumbulluara për buxhetin që nënkupton se në krahasim me vitin 2020 kemi rreth 32% më shumë, por viti 2020 ka qenë një vit pandemik dhe krahasimi nuk është aq real por edhe me vitin 2019 ne jemi 15% plus krahasim edhe me atë vit, pra të hyrat e doganës janë duke performuar shumë mirë”, është shprehur ai për EO.

“Ne presim që të kalojmë 1.2 miliard euro të grumbulluara për buxhetin e Kosovës, por nuk mund t’i dimë të gjitha të fshehtat që mund të vinë si rezultat i pandemisë”, shtoi Stavileci.

“Eksporti deri tani ka arritur mbi 350 milionë euro dhe në krahasim me vitin e kaluar është një rritje enorme dhe deri në fund të viti presim që eksporti të arrijë rreth 700 milionë euro që është edhe rekord që është arritur ndonjëherë”, thotë Stavileci.

Sipas tij, Kosova krahas saj ka shënuar rritje edhe importi i mallrave nga Serbia viteve të fundit.

Tutje ai thotë se, Dogana sfidohet në luftimin dhe parandalimin e mallrave të kontrabanduara.

“Importi i mallrave nga Serbia nuk mund të themi që ka shënuar rritje por nëse krahasohet me periudhën me të cilin nuk kemi pasur import fare nga Serbia, tani ka import të mallrave nga Serbia”.

“Nuk mund të themi që kemi rritje të tentimeve për kontrabandim por kemi rritje të zbulimit të rasteve që të parandalojmë në shumë raste disa tentime për kontrbandim”. /Shqip.com