Lajme

Parashikohen riga shiu dhe temperatura të ulëta gjatë ditës së sotme

Ilustrim.

Sot gjatë ditës së enjte pritet që moti të jetë stabil por temperaturat do të jenë të ulëta ashtu si dje.

Duke u bazuar në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se ka mundësi që të ketë riga shiu.

Minimalet gjatë këtyre katër ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare./Shqip.com