Lajme

Parashikimi i motit për sot

Ilustrim
Ilustrim

Sot, gjatë ditës së hënë pritet që të mbajë mot me diell duke i lënë vend edhe vranësirave të shpërndara.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të ketë edhe lëvizje të temperaturave.

“E hënë – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara .Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 10 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas IHMK-së, gjatë kësaj dite do të ketë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 7 m/s.

/Shqip.com