Lajme

Parashikimi i motit për sot

Ilustrim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën vendi do të ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike.

Sipas IHMK-së, kjo situatë barike do të kushtëzojë mot relativisht të qetë.

Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes./SHQIP.com