Lajme

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit
Parashikimi i motit

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

/Shqip.com