Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Moti në Kosovë

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm.

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të ketë vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

“Sa i përket temperaturave , ato do të jenë tipike pranverore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius. Indeksi UV në fillim do të shënoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta”, thuhet në njoftim.

Foto ilustruese

IHMK-së ka bërë të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperendimi me shpejtësi  1-9m/s./Shqip.com