Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Publikuar:
(22.05.2022 18:01:22)

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm.
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të ketë vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.
“Sa i përket temperaturave , ato do të jenë tipike pranverore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius. Indeksi UV në fillim do të shënoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta”, thuhet në njoftim.

IHMK-së ka bërë të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s./Shqip.com