Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditë

Ilustrim

Në pesë ditët e ardhshme, vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Ditën e martë dhe të premte, vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Dita e enjte parashihet të jetë më nxehta duke arritur maksimumin e javës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë./Shqip.com