Lajme

Parashikimi i motit për nesër dhe pasnesër

Ilustrim

Gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të premten do të ketë më pak riga , derisa dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje , duke e përfshirë tërë territorin e vendit.

Statistikat në qytetet e Kosovës

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmje10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet21-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes./Shqip.com