Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Ilustrim

Nesër gjatë ditës së martë parashihet që të ketë rënje të temperaturave maksimale.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, moti do të jetë kryesisht me vranësira që mund të sjellin reshje shiu.

“Të martën parashihet ulje të lehta të temperaturave maksimale. Moti do të shoqërohet kryesisht me vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës të cilat parashihen të sjellin edhe reshje shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit ,temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

/Shqip.com