Parashikimi i motit për nesër
Publikuar:
(21.11.2022 23:04:40)

Për ditën e nesërme parashikohet të mbajë mot kryesisht i i vranët dhe me riga lokale shiu.
Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull e cila do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale dhe do të krijoj vështirësi në komunikacion.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.
/Shqip.com